Rreth FSKP
Fondi Slloveno – Kosovar i Pensioneve SH.A është institucion i themeluar dhe licencuar me 14 Nëntor 2006, nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në përputhje me Ligjin Nr.04/L-101 për Fondet Pensionale në Kosovë.
FSKP operon në kuadër të Shtyllës së tretë të sistemit Pensional, konkretisht
funksionon si Fond Plotësues Vullnetar ku punëdhënësi mund të siguroj në mënyrë
vullnetare punonjësit e tij dhe individët mund të sigurojnë pensione individuale.
Shoqëria Aksionare FSKP është krijuar nga PRVA GROUP, Ljubljana dhe Korporata
Dukagjini, Pejë me një kapital themelues prej 400,000 (katërqind) mije EUR.
Kompania është anëtare e PRVA GROUP, e cila është themeluar në Dhjetor 2000 me
emrin PRVA Pokojninska družba (PRVA Pension Company) si një kompani e
specializuar e sigurimit pensional në Slloveni. Mbi bazën e ekspertizës, njohurive dhe
përvojës së kualifikuar, shoqëria e parë pensionale jashtë vendit u krijua në vitin
2004, ndërsa aktualisht kompania Holding e sigurimeve PRVA Group operon në
shtetet e listuara më poshtë:
- KB Prvo penzisko drustvo AD Shkup, Maqedoni, sigurim pensional i detyrueshëm dhe plotësues
- Garant penzijsko družtvo a.d., Beograd, Serbi, pensione plotësuese
- Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve Sh.A., Prishtinë, Kosovë, sigurim pensional plotësues
MISIONI
Misioni ynë është edukimi financiar i më të dashurve tanë për të investuar në fondin e tyre pensional drejtë një pleqërie pa brenga. Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë siguri të mjeteve dhe të krijojmë fitim përmes investimeve të duhura me qëllim që anëtarët tanë të ruajnë stilin e jetës në moshën e pensionimit.
VIZIONI
Vizioni ynë është të bëhemi ofruesi më i madh sigurimit pensional suplementar
Vullnetar dhe ati të detyrueshëm në Republikën e Kosovës.
Emri i biznesit: | Fondi Slloveno – Kosovar i Pensioneve SH.A. |
Numri unik identifikues | 811280354 |
Numri i biznesit | 70378739 |
Numri fiskal | 600163597 |
Data e regjistrimit | 04/09/2006 |
Adresa | Prishtinë, Ukshin Hoti Nr.45/10 |
Telefoni | 038 220 031 |
info@fskp.eu | |
Web faqe | http://fondipensional.com/ |
Kapitali | 400,000.00€ |
Drejtor Menaxhues | Bajram Bajrami |
Menaxhmenti
- Bajram Bajrami, Drejtor Menaxhues
Bordi i drejtorëve
- President i bordit – Znj. Iris Deżman
- Zv. President – Znj. Tea Treven
- Anëtar i bordit – Z. Ekrem Lluka
- Prva Group Plc 67,40
- Korporata Dukagjini 32.60%