Të nderuar kontribuues,
FSKP u bënë tthirje të gjithë kontribuuesve të FSKP-së, që ende nuk kane aplikuar për tërheqjen e 10%-shit nga FSKP, se me datën 6 Prill 2021 mbyllet afati për aplikim. Ky afat është i përcaktuar në ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike (Nr. 07/L-016), ku përcaktohet që mundësia për aplikim përfundon brenda 4-muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji . Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka hyrë në fuçi me datën 07 Dhjetor 2020. Ligji është publikuar në Gazetën Zyrtare më 7 Dhjetor 2020, andaj afati prej 4 mujve përfundon më 6 Prill 2021. UDHEZIME RRETH APLIKIMIT PËR TËRHEQJEN E 10%
Aplikimi online në FSKP, do të filloj nga data 11.12.2020!
Më poshtë mundë ti gjeni udhëzimet që duhet ndjekur dhe informatat që duhet të plotësoni në mënyrë që aplikimi i juaj të jetë i suksesshëm:Ju lutem kujdesuni që të gjitha informatat tuaja të jenë të sakta, në të kundërtën, aplikimi i juaj nuk do të pranohet dhe ju nuk do të mundeni të bëni tërheqjen e mjeteve tuaja nga FSKP.
-
- Aplikimi për tërheqjen e 10%-shit do të bëhet vetëm përmes internetit(do të jetë një link i ri (buton) në uebfaqen e FSKP-se, që do ta bëjmë publike sapo të hyjë ligji në fuqi) dhe jo fizikisht në zyrën e FSKP-se.
-
- Aplikimi për tërheqje mund të bëhet ngaçdo kontribuues që ka mjete në FSKP.
-
- Pagesa e 10% mund të bëhet vetëm në llogari personale bankaree që është aktive dhe vetë në bankat në Kosovë (jo me llogari bankare të ndonjë familjari apo të kujtdo tjetër).
-
- Pagesa mellogari bankare në bankat jashtë Kosovës nuk mund të bëhet.
- Pagesa me llogari bankare në emër të biznesieve nuk mund të bëhet.
Informatat që duhet plotësuar nga ana juaj janë:
-
- Emri Mbiemri
-
- Nr. personal 10 shifror (që gjendet ne anën e pasme të letërnjoftimit,shiko foton më poshtë)
-
- Emri i bankës në të cilën e keni xhirollogarinë aktive
-
- Numri i xhirollogarisë bankare, numri 16 shifror (jo numri i kartelës), ju lutem bëni kujdes, pasi që kartelat e reja bankare nuk e kanë numrin e xhirollogarisë por e kanë vetëm numrin e kartelës, nëse e vendosni numrin e kartelës në aplikacion, nuk mundë të realizohet pagesa e 10%, në aplikacion patjetër duhet të shënohet numri i xhirollogarisë, nëse nuk e dini numrin e xhirollogarisë suaj, kontaktoni bankën tuaj për të vërtetuar numrin e xhirollogarisë.
-
- E-maili i juaj*** “Numri i juaj personal duhet të përputhet me numrin tuaj të xhirollogarisë bankare, në të kundërtën, nëse nuk përputhen, nuk mundë të bëhet pagesa e 10%”.
Aplikimipër tërheqjen e 10%-shit do të bëhet vetëm përmes internetit