fbpx
Skip to content Skip to footer

Politika e Privatësisë

Fondi Slloveno Kosovar i Pensioneve (këtu e tutje referuar si “FSKP”) është kompani e themeluar në përputhje me ligjet e aplikueshme në Kosovë. Në përputhje të plotë me Ligjin në fuqi për Mbrojtjen e të dhënave personale 06/l-082, përpunon te dhënat personale të anëtarëve (klientëve) të saj. Përpunimi nënkupton marrjen e të dhënave personale si dhe përdorimin e tyrë për nevojat e zbatimit të marrëveshjes për ofrimin e shërbimit të sigurimeve pensionale suplemntare, respektivisht mbledhja, regjistrimi, organizimi, strukturimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, tërheqja, konsultimi, përdorimi, kufizimi, fshirja ose asgjësimi, përdorimin e tyre duke përdorur mjetet e teknologjisë informative.
Të gjitha të dhënat personale që FSKP mbledh nga anëtarët (klientët) e saj, përdoren dhe përpunohen në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe gjithmonë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.

Të dhënat personale që FSKP i mbledh përfshijnë si vijon:

Emri, mbiemri, numri personal, adresa, email adresa, numri kontaktues;
Kur FSKP përpunon informacionin personal për të përmbushur interesat e ligjshme, FSKP krijon masa mbrojtëse të fuqishme për të siguruar që privatësia juaj të jetë e mbrojtur dhe për të siguruar që interesat tona të ligjshme të mos anashkalohen nga interesat tuaja ose të drejtat dhe liritë themelore.
FSKP ju inkurajon që të kontaktoni FSKP-në për të përditësuar ose korrigjuar informacionin tuaj nëse ndryshon ose nëse informacioni personal në FSKP për ju është i pasaktë.
Bazuar në ligjin për mrojtjen e të dhënave personale përdoruesi, nëpërmjet një kërkese, ka të drejtë të kërkojë të shohë të dhënat e tij personale dhënë vullnerarisht, apo të kërkojë korrigjimin e tyre.
Të gjitha të dhënat personale që FSKP mbledh nga anëtarët (klientët) e saj, përdoren dhe përpunohen në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe gjithmonë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.

Mbrojtja e të dhënave

Klienti pranon që FSKP të mban dhe përpunon të dhënat personale sipas dispozitave të Ligjit të zbatueshëm, në lidhje me “mbrojtjen e individit në lidhje me përpunimin e të dhënave personale”. Ndërsa politika e mësipërme është subjekt i ndryshimit, të gjitha palët e interesuara duhet të informohen rregullisht për përmbajtjen e saj dhe për pranimin dhe pajtimin e kushteve specifike.

Ndarja e të dhënave personale me palët e treta

Nga FSKP mund të kërkohet herë pas here të zbulojë informacionin e klientit tek organet qeveritare, organet gjyqësore, agjencitë e zbatimit të ligjit ose rregullatorët e FSKP-së, por FSKP do ta bëjë këtë vetëm kur lejohet ose kërkohet me ligj.

Cookies

Web faqja zyrtare e FSKP’s www.fskp.eu apo www.fondipensional.com përdorë “cookies”. Cookies quhen disa te dhëna të thjeshta dhe të vogla të ruajtura në kompjuterin, tabletin ose telefonin tuaj celular kur vizitoni një faqe interneti ose përdorni një aplikacion. Ka cookies që konsiderohen të nevojshme gjatë shfletimit te faqeve të internetit, dhe ka të tilla që përdoren për të mundësuar përdorimin e “llogaria ime”, ndërsa pjesa tjetër e bëjnë faqen më të personalizuar dhe relevante për nevojat dhe përvojat tuaja. Nëse nuk konfirmoni përdorimin e cookies, faqja e internetit ose disa nga pjesët e saj mund të mos funksionojnë siç duhet.

Kontakti

Ne jemi të përkushtuar të respektojmë dhe mbrojmë privatësinë tuaj andaj siç edhe parashihet me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale FSKP tashmë ka emëruar Zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave personale për t’ju ndihmuar në lidhje me të gjitha çështjet që ndërlidhen me të dhënat tuaja personale. Detajet e kontaktit të Zyrtarit për mbrojtjen e të dhënave personale:
Arbona Sylejmani, Zyrtare për mbrojtjen e të dhënave personale në FSKP, email adresa: arbona.sylejmani@fskp.eu038/22 00 31, FSKP Sha, Rruga “Ukshin Hoti, Nr.45/10” Pejton, Prishtinë, Kosovë.
 
Çfarëdo pyetje që keni në lidhje me politikën e privatësisë ju lutem të mos hezitoni të na kontaktoni, nëse keni pyetje, vërejtje, kërkesa apo ankesa në lidhje me përdorimin e të dhënave për qëllimin e mësipërm, ju lutemi të na kontaktoni me shkrim në adresën  info@fskp.eu