fbpx
Skip to content Skip to footer

Pyetje të shpeshta

  • Sigurimi pensional suplemetar është sigurim shtesë nga sigurimi i obligueshëm.
  • Kursim i vleres së mjeteve më tepër sesa vlera obligative e përcaktuar me ligj konsiderohet si kursim suplementar (shtesë) për pensione, sipas ligjit në fuqi kursimet për pensione obligative duhet të paguhen 5% Punëdhënësi + 5% Punëtori nga totali i pages bruto.
  • Fondi Slloveno – Kosovar i Kursimeve Pensionale është institucion financiar i licensuar dhe mbikëqyrur nga Banka Qëndrore e Kosovës, në kuadër të shtyllës së tretë të sistemit Pensional në Kosovë.
  • Veprimtaria e Fondit Slloveno – Kosovar të Pensioneve është administrimi, investimi dhe menaxhimi i kontributeve suplementare të kursyera nga qytetarët në baza vullnetare.
  • Fondi nuk kufizon vlerat maksimale të pagesave për kontribut suplementar, mirëpo vlera minimale për personat e punësuar është 20€ ndërsa për personat të papunësuar vlera minimale është 10€.   
  • Lartësia e kontributit pensional që punëdhënësi paguan për punëtorët e vet është deri në 10% mbi pagën bruto. Plani pensional i FOND- it lejon pagesa edhe më të larta se 10% (mbi pagën bruto) mirëpo, për shumën që e kalon këtë përqindje nuk ka lehtësime tatimore.
  • Lartësia e kontributit pensional (në rastet kur atë e paguajnë bashkarisht punëdhënësi dhe punëtori), është deri në 20% të pagës bruto ( 10% punëdhënësi dhe 10% punëtori).     

Nëse punëtori e ndërron vendin e punës atëherë ai dërgon kërkesë me shkrim tek punëdhënësi i ri për mundësinë e vazhdimit të pagesës së kontributeve në fond. Në rastet kur punëdhënësi i ri nuk ka kontratë më FONDI-n, atëherë ka dy mënyra të zgjedhjes:

 

  • Punëdhënësi i ri lidh kontratë me FONDI-n dhe paguan për të punësuarin e tij
  • Punëtori në mënyrë të pavarur vazhdon vetë të paguaj kontributet pensionale kurse mjetet e grumbulluara në llogarinë individuale të të siguruarit vazhdojnë të investohen dhe ato janë pronë e tij.

I siguruari i cili ka arritur marreveshje në mënyrë kolektive (ose individuale), dhe të cilit i është ndërprerë marëdhënia e punës tek punëdhënësi i tij përkatës, ka dy mundësi të cilat FONDI ia ofron:

 

  • Mund të vazhdojë si individ (person fizik) të paguajë kontributin pensional i cili është rezultat i marrëveshjes së arritur me FONDI-n
  • Gjithashtu ka mundësi që të shfrytëzoj periudhat e pushimit te pagesave te kontributeve pensionale duke mos pasur asnjë penalizim me mundësimi vazhdimi në momentin kur krijohen kushtet financiare

 

   

Sigurimi pensional suplementar është skemë pensionale e cila parasheh këto benificione:

 

  • Pension më të dinjitetshëm
  • Siguri në mjetet e investuar
  • Kthim i favorshëm nga investimet

Kyçja në plan pensional mund të bëhet në këto forma:

 

  • Kolektive,
  • Individuale dhe
  • Të kombinuar.
 

Të punësuarit mund të kyçen:

 

  • nëpërmjet kontratës kolektive – punëdhënësit paguajnë tërësisht kontributet pensionale në emër të punëtorve të tyre;
  • nëpërmjet kontratës kolektive – kontributet pensionale i paguajnë bashkë, punëdhënësi një pjesë dhe punëtori tjetrën;
  • nëpërmjet kontratës individuale – punëtori kyçet në plan si person fizik dhe në mënyrë individuale paguan kontributet pensionale nga paga e tij.
  • Individi apo kompania paguan kontributet pensionle sipas kontratës së arritur me FONDI-n. Kontributet e paguara në fond, sipas planit pensional transferohen në llogaritë individuale të hapura në FOND.  Këto mjete pastaj investohen në tregje financiare me qellim të rritjes se kontributeve të kursyera.
  • Kontributi pensional mund të paguhet në baza mujore, gjysmëvjetore dhe vjetore. Po ashtu, ka mundësi të paguhet si shumë e njëhershme (lump-sum), në fillim, mes ose në fund të periudhës së sigurimit.

Punëdhënësi mund të paguajë kontributin pensional në dy mënyra:

 
  • nëpërmjet xhirro-llogarisë, si një shumë të njëhershme (kur vetëm ai paguan kontributin) dhe
  • nëpërmjet xhirro-llogarisë, si dy shuma të ndara (kur paguan ai dhe punëtori).   
  • Kontributi maksimal i zbritshëm për tatime, nga kursimet në skemat pensionale suplementare të punësuarit, është 20% të pages bruto ( i ndarë nga 10% prej punëdhënësit dhe 10% prej punëmarrësit).
  • Punëdhënësit i pranohen këto kontribute si shpenzim dhe ia zvogëlojnë bazën për tatim në fitim kurse të punësuarit këto kontribute i zbriten nga paga bruto  para se të llogaritet tatimi personal mbi pagen bruto.

Në rastet kur punëtori kyçet vetë (jashtë kolektivit ku punon) përfiton beneficione të shumta që FONDI i ofron.

Mëposhtë janë të cekura disa prej tyre:

 
  • hapja e llogarive individuale për secilin anëtar;
  • mjetet në llogaritë individuale investohen dhe përfitimet nga këto investime ju takojnë të siguruarve;
  • transparenca, e cila përfshinë: a) çasje 24 orë në llogaritë individuale për të siguruarit përmes internetit; b) informata të ndryshme përmes SMS mesazheve; c) njoftim me shkrim një herë në vit për secilin anëtar;
  • në rast se i siguruari vdes gjatë periudhës së kursimit mjetet e grumbulluara në llogarinë e tij individuale i takojnë trashëgimtari të cilin e përcakton ligji mbi trashëgiminë. 
  • Llogaria individuale është llogari e hapur në fond për secilin pjesëmarrës. Gjendja e mjeteve në llogarinë individuale është pronë e secilit anëtar përkatës. Ai ose ajo zotëron me mjetet në llogarinë individuale. Lartësia e mjeteve në llogaritë  individuale llogaritet në baza ditore dhe ajo rritet sipas përfitimeve që realizohen nga investimi i këtyre mjeteve në tregjet financiare të kapitalit.
  • Fondi Slloveno Kosovar i Pensioneve është institucion i licencuar dhe mbikëqyrur nga Banka Qëndrore, në këtë mënyrë percaktimi i investimeve bëhet në pajtueshmëri të plotë me Neni 9 (Mbi Investimet e Kursimeve Pensionale në Kosovë).
  • Gjithashtu, lidhur me administrimin dhe menaxhimin e mjeteve të fondit, do të ketë mbikëqyrje edhe nga ana e Administratës Tatimore të Republikës së Kosovës (ATK).

Arsyet pse mund të mbështeteni dhe të besoni tek ne janë:

  • Themelues kryesor i Fondit Slloveno – Kosovar të Pensioneve është kompania e specializuar nga Sllovenia, Prva Group, e cila ka  një përvojë 20 vjeçare në administrimin dhe menaxhimin e fondeve suplementare pensionale.
  • PRVA GROUP konsiderohet si ofruesi më i madh i sigurimit pensional suplementar sa i përket numrit të personave të siguruar, duke arritur një portofolio prej 522.285 anëtarëve me rreth 1.2 mil. euro nën menaxhim.
  • Prej vitit 2007 Fondi Slloveno – Kosovar i Pensioneve ka shënuar performancë të jashtëzakonshme duke arritur kthim të investimeve rreth 94% përkatësisht vlera e çmimit për njësi në vitin 2007 ka qenë 100 euro ndërsa aktualisht çmimi për njësi është 194 euro.
  • Menaxhimi, administrimi dhe investimi i mjeteve të fondit do të mbikëqyren nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK).
  • Sigurisht që në këtë rast punëdhënësi do ta ndërprente pagesën e kontributit pensional në fond për punëtorin në fjalë.
  • Mjetet e deritanishme të grumbulluara në llogarinë individuale të punëtorit i takojnë atij dhe janë e drejtë e tij.
  • Punëtori i cili e ka ndërruar vendin e punës duhet të dërgojë kërkesë me shkrim në administratën e FONDI-t për mundësinë e vazhdimit të pagesës së kontributeve pensionale në fond individualisht apo edhe përmes punëdhënësit të ri.
  • Në fond mund të kyçen të gjithë personat që kanë mbushur moshën e paraparë për punësim në Kosovë, e cila me ligj është 18 vjet. Kurse mosha kur i siguruari fiton të drejtën për pension është 65 vjet.
  • Po. Kontributet pensionale mund të paguhen edhe si shumë e njëhershme (lump sum) në fillim, në mes apo edhe në fund të periudhës së kursimit.
  • FONDI do të menaxhojë me mjetet e grumbulluara në llogaritë individuale dhe të ardhurat e realizuara nga investimi i këtyre mjeteve do ti derdhë proporcionalisht në llogaritë individuale të anëtarëve të fondit. Të siguruarve u takon 100% e fitimit të realizuar nga investimet.
  • Tarifa Hyrëse (Entrance Fee) – Plani pensional i Fondit përcakton tarifë hyrëse prej 3% në çdo pagesë të kontributit pensional.
  • Tarifa Dalëse (Exit Fee) – Me ndërprerjen e sigurimit pensional bazuar në planin pensional, Fondi ka të drejtë të aplikoj tarifë dalëse prej ;

2% për 10 vitet e para të sigurimit

1% nëse sigurimi është më i gjatë se 10 vite

1% nga vlera blerëse në rast se i siguruari ndrron jetë

  • Tarifa për administrimin e mjeteve është 1.5% vjetore.

 

  • Duke pasur parasysh ligjin nr. 04/L-101 mbi pensionet në Kosovë, i siguruari mund ti transferojë të drejtat e tij të fituara në çdo rast të humbjes së licencës, likuidimit ose bankrotimit të FONDI-t. Nëse FONDI-t i anulohet licenca nga ana e BQK-se, atëherë BQK-ja do të vazhdojë mbikëqyrjen e likuidimit të pensionit suplementar individual në përputhje me procedurat përkatëse. Çdo anëtar i organit qeverisës në fond është përgjegjës para pjesëmarrësve për dëmet e shkaktuara dhe për çdo dështim në kryerjen e punës, moskujdesin apo kryerjen e gabuar të detyrave të tij fiduciare që lidhen me administrimin e pensioneve përkatëse.

Me arritjen e moshës së pensionimit fitohet e drejta për tërheqjen e kursimeve pensionale në bazë të ligjit të pensioneve dhe rregullores mbi pagesën e pensioneve individuale:

 

  • Nëse vlera në llogarinë individuale të pjesëmarrësit është 3,000 euro ose më pak, Fondi  paguan shumën totale si një pagesë e vetme.
  • Nëse vlera e kontributeve pensionale në llogarit individuale të pjesëmarrësve është më e lartë se 3,000 euro deri në 20,000 euro pjesëmarrësi gëzon të drejtën e tërheqjes përnjëherë 20% të shumës së mjeteve pensionale nga llogaria individuale, ndërsa pjesa e mbetur e mjeteve duhet të paguhet përmes programit të tërheqjes në faza të propozuar nga Fondi. Minimumi i pensionit mujor nuk duhet të jetë nën vlerën prej 150 euro dhe programimi tërheqjes së mjeteve duhet të bëhet prej 3 – 10 vite.
  • Nëse vlera në llogarinë e pjesëmarrësit është mbi 20,000 euro, pjesëmarrësi gëzon të drejtën e tërheqjes përnjëherë 20% të shumës së mjeteve pensionale nga llogaria individuale ndërsa pjesa e mbetur e mjeteve duhet të paguhet përmes programit të tërheqjes në faza prej 5 – 10 vite.
  • I siguruari mund të transferohet tek një plan tjetër pensional pasi t’i ketë prezantuar fondin vullnetar pensional një deklaratë të shkruar për
    largim. Kjo duhet të përfshijë të gjitha detajet mbi fizibilitetin (realizueshmërinë) e planit pensional në të cilin kalon i siguruari.
    Në deklaratën e formës me shkrim të fondit
    vullnetar pensional, i siguruari duhet të vendosë me saktësi nëse dëshiron që së bashku me
    kalimin të bëj transferimin edhe të fondeve të grumbulluara në llogarinë personale.
  • Në rast se i siguruari vdes gjatë periudhës së kursimit, vlera e akumuluar ne llogarinë e tij  i takon trashëgimtarit të cilin e cakton i siguruari në kontratën individuale që e ka nënshkruar me FONDI-n. Në rast se trashëgimtari/shfrytëzuesi nuk është caktuar me kontratë, atëherë ato mjete i takojnë personit që e parasheh Ligji 2004/26 mbi trashëgiminë në Kosovë.

Jo, Fondi nuk aplikon asnjë ndëshkim ose tarifë në rast të mos pagesës të kontributit mujor. 

Gjithashtu kontribuesëve Fondi i mundëson  kompenzimin e kohës së humbur