Reforma e Sistemit Pensional
Implementimi i reformës së sistemit pensional ka si rezultat transferimin e përgjegjësisë mbi punëdhënësit dhe mbi të punësuarit në mënyrë indirekte, me qëllim që Pensioni të arrijë një standard të kënaqshëm.
Rregullorja e UNIMK-ut mbi Pensionet 2001/35 dhe në vazdhdim Rregullorja 2005/20, dhe ne vazhdim ligji 04-L-101 e ka mundësuar ndryshimin e sistemit pensional që ndahet në tri shtylla.Shtylla e parë përbëhet nga një pension që financohet nga buxheti i Kosovës, që është i njëjtë për të dy gjinitë.
Mosha për të fituar të drejtën për pensionim është 65 vjet. Për shkak të mungesës së shtyllës së parë sipas klasifikimit që e bën Banka Botërore në Kosovë ka qenë e nevojshme të themelohet një fond pensional që do të mbulojë zbrazëtirat e shtyllës së parë.Në vitin 2002 në Kosovë themelohet KPST (Trusti i Kursimeve Pensionuese të Kosovës) i cili e mbulon këtë zbrazëtirë dhe funksionon në bazë të skemës obligative. Si plotësim i reformës pensionale, Rregullorja 2005/20 ka paraparë edhe themelimin e fondeve suplementare të punëdhënësit dhe të fondeve suplementare individuale.Këto fonde formojnë shtyllën e tretë, e cila përkrahet nga shteti përmes lehtësirave tatimore për punëdhënësin dhe të punësuarit që kursejnë në këtë skemë.
Kjo ngrit rolin e shtyllës së tretë – sigurimin suplementar të pensioneve, i cili lehtëson llojet e tjera të sigurimit pensional dhe transferon përgjegjësinë duke siguruar pension adekuat mbi punëdhënësit dhe të punësuarit e vet. Shtylla e tretë përkrahet nga shteti nëpërmes lëhtesive të mëdha tatimore.
Sigurimi suplementar pensional është pjesë integruese në politikën e rrogës në një ndërmarrje/institucion
Sigurimi suplemenar pensional do të jetë përgjegjësi i punëdhëseve dhe i punëtorëve të vet. Ata , veç kësaj, duhet të kyçen në planin pensional, i cili mund të jetë i menaxhuar ( administruar) nga institituconet financiare sikur që janë kompanitë e specializuara për pensione.Sigurimi kolektiv suplementar pensional i parasheh lehtësirat tatimore për punëdhënësit gjithashtu edhe për punëmarrësit. Veç kësaj, sigurimi pensional mund të integrohet në bonusin e punëdhënësit dhe mund të jetë një element i motivimit për punëtorët, siç konsiderohet si një shtesë e rrogës.
Implementimi i sistemit të ri pensional është hap i parë i reformës së pensioneve.Në të ardhmen, sigurimi suplementar vullnetar i pensioneve do të përfaqësojë një pjesë me të madhe të burimeve të pensionit.