Sigurimi Individual
Kategoritë e personave të cilët mund të kyçen në sigurimin individual janë:
- Të punësuarit
- Të Vetëpunësuarit
- Të papunët
- Qytetarët që jetojnë dhe punojnë jashtë Kosovës.
Në sigurimin individual mund te kyçen të gjithë qytetarët të cilët veprimtarinë e tyre e zhvillojnë në Kosovë. Kjo arrihet ndërmjet marrëveshjes të dyanshme Individi (Kompania) dhe Fondi.
Të vetëpunësuarit me gadishmërinë e tyre mund të arrijnë marreveshje të dyanshme Individi (Kompania) dhe Fondi.
Personat e papunë të cilët qëndrojnë mirë financiarisht gjithashtu mund të jenë pjesë e arritjes së marrëveshjes me Fondin.
Fondi mundëson poashtu arritjen e marrëveshjes për kursim të kontributeve pensionale pa përjashtim për të gjithë ata të cilët posedojnë dokument valid të Republikës së Kosovës. Po ashtu nëse ndonjë individ dëshiron të kursejë apo të kontribuojë për ndonjë person tjetër mund ta bëjë këtë por mjetet e grumbulluara në llogarinë individuale i takojnë vetëm shfrytëzuesit të mjeteve apo personit të cilit iu ështe hapur llogaria individuale.
Mënyra e pagesës së kontributit
Pas arritjes së marrëveshjes kontribuesi mund të realizojë pagesën në baza mujore, tremujore, gjashtëmujore, vjetore si dhe pagesë e njëhershme në fillim të periudhës së kursimit.
Llogaria inviduale e kontribuesit
Secili kontribues ka të hapur llogarinë e tij individuale me qasje online 24/7, ku mund të shiqoj të gjithë transaksionet, shpenzimet si dhe kthimin nga investimet në datën e caktuar.
Eksperienca e Asset menaxherëve Slloven mundeson kthim të kënaqshëm të mjeteve të investuara në tregjet financiare në shtetet anëtare të OECD, ku vlen të theksohet se viti 2021 u mbyll me çmimin e njësisë 202,86€.
Mosha e kyçjes
Mosha minimale për përfshirje në planin pensional është mosha e lejuar për punë në pajtim me ligjet në fuqi. Ky kusht vlen për të gjitha kategoritë.
Kontributi mujor minimal i paraparë në Planin pensional të FONDI-t është:
- Për të punësuarit me vlerë minimale prej 20€ në muaj;
- Për të papunët me vlerë minimale prej 10€ në muaj;
Mjetet e paguara nga individi si dhe punëdhënësi janë të grumbulluara në llogaritë individuale të kontribuesit dhe konsiderohen njësoj të pronësuara si në rastet kur individi kyçet vetë. Pronësia e këtyre mjeteve është tërësisht pronë e individit, përveq rasteve kur individi paguan për një shfrytëzues tjetër, atëherë pronar është shfrytëzuesi tjetër.
Dokumentet e nevojshme për arritjen e marrëveshjes
- Dokument valid Identfikimi i lëshuar nga Republika e Kosovës
- Faturë e energjisë elektrike me adresë të saktë banimi
I siguruari dhe FONDI lidhin kontratë hyrëse në formularin e Shoqërisë. Kontrata hyrëse përmban të gjithë të dhënat e nevojshme për hapjen e llogarisë personale. I siguruari përgjigjet për saktësinë e të dhënave në kontratën hyrëse, gjithashtu edhe për saktësinë e të dhënave që do t’i ofrojë më vonë. FONDI ka të drejtë të kontrollojë dhe vërtetojë saktësinë e të dhënave të cilat i jep i siguruari, ose punëdhënësi i tij. Me kontratën hyrëse, i siguruari vërteton njohjen e tij me këte plan pensional.
Kontrata hyrëse mes të siguruarit dhe FONDI-t përmban keto informata:
- Numri i Kontratës
- Emri dhe mbiemri i kontribuesit dhe të dhënat personale
- Kushtet e pergjithshme të kontratës duke përfshirë Ligjin dhe Rregulloret në fuqi
- Vlera e kontributit
- Përcaktimi i trashëguesit të mjeteve bazuar në Ligjin mbi trashëgiminë në Kosovë
- Data dhe vendi i arritjes së marrëveshjes
- Nënshkrimi i kontratës nga përfaqësuesi i Fondit dhe anëtarit
Fondi ruan të gjitha të dhenat personale të kontribuesve si të dhëna konfidenciale bazuar në Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Nëse keni pyetje rreth qasjes në të dhëna personale mund të kontaktoni tek:
Arbona Sylejmani ” Zyrtare për mbrojtjen e të dhënave personale”
arbona.sylejmani@fskp.eu
+383 38 220 031
Procedurat e kyçjes në sigurimin individual pensional plotësues
Forma e marrëveshjes si dhe procedura e kyçjes në sigurimin individual ndryshojnë varësisht nga statusi i individit në momentin e kyçjes.
– Kur individi është i punësuar; kontributi paguhet vetëm nga punëdhënësi
Në rastin kur punëdhënësi nënshkruan marrëveshjen me FONDI-n, kontrata hyrëse përmban të gjitha informatat relevante për hapjen e llogarisë individuale. Punëtori gjithashtu nënshkruan kontratë individuale me FONDI-n ku specifikohet lartësia e kontributit do të paguhet në mënyrë që t’u zbritet nga paga e tyre bruto. Pagesa mund të realizohet në baza (mujore, gjysmëvjetore ose vjetore). Bazuar në marrëveshjen e arritur, FONDI do të hapë llogari individuale për secilin.
Karakteristikë e kësaj forme të marrëveshjes është se kontributet paguhen si një shumë e vetme nga punëdhënësi (d.m.th. punëdhënësi e realizon pagesën si vlerë totale ndërsa Fondi këtë vlerë e shpërndan në llogari individuale.
Punëdhënësi i dërgon FONDI-t dokumentet e nevojshme për arritjen e marrëveshjes, gjithashtu me nënshkrimin e kontratës i siguruari pajtohet me kushtet e përgjithshme të kontratës.
– Kur individi është i punësuar; kontributi paguhet vetëm nga ana e tij/saj dhe punëdhënësi nuk nënshkruan kontratë me FONDI-n.
Në këto raste, punëtori si person fizik nënshkruan kontratë me FONDI-n dhe paguan kontributin personalisht bazuar në instruksionet për pagesë që merren nga FSKP-ja. Kontrata përmban të gjitha informatat relevante për të hapur një llogari individuale. Me kontratën individuale i siguruari pranon se ai/ajo është njoftuar me të drejtat dhe obligimet të definuara me kontratë.
-Kur individi është i vetpunësuar, i papunësuar apo qytetar të Kosovës që punon jashtë vendit
Në rastet kur arrihet marrëveshja nënshkruhet kontratë individuale në formën përkatëse të FONDI-t. Kontrata individuale përmban të gjitha informatat relevante për të hapur një llogari individuale për të siguruarin në fjalë apo për përfituesin. I siguruari përgjigjet për saktësinë e të dhënave në kontratën individuale si dhe për saktësinë e të dhënave që do të jepen prej tij/saj në një kohë të mëvonshme. FONDI ka të drejtë të verifikojë saktësinë e detajeve të ofruara nga i siguruari. Me kontratën individuale i siguruari pranon se ai/ajo është pajtuar me të drejtat dhe obligimet të definuara me kontratë.
Të gjitha të dhënat e siguruara, FONDI do t’i ruajë si të dhëna konfidencionale.
- 2% për 10 vitet e para të sigurimit
- 1% nëse sigurimi është më i gjatë se 10 vite
- 1% nga vlera blerëse në rast se i siguruari ndrron jetë
Sipas legjislacionit mbi kursimet Pensionale në Kosovë, kontributet perkufizohen si në vijim;
- Çdo punëdhënës paguan një shumë që është baras me pesë përqind (5%) të pagës bruto
- Çdo punonjës paguan një shumë që është baras me pesë përqind (5%) të pagës bruto
- Punëdhënësit mund të kontribuojnë vullnetarisht për një shumë plotësuese deri në dhjetë përqind (10%) të pagës bruto, për një shumë të përgjithshme prej pesëmbëdhjetë përqind (15%) të rrogës
- Punonjësit mund të kontribuojnë vullnetarisht një shumë plotësuese
deri në dhjetë përqind (10%) të rrogës së tyre vjetore, për kontributin e përgjithshëm prej pesëmbëdhjetë përqind (15%) të rrogës.
- Fondet monetare, duke përfshirë llogaritë bankare dhe depozitat në banka që janë licencuar nga një organ rregullator bankar i shtetit që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillimin Ekonomik (OBZHE) dhe të cilat nuk janë nën masa të dhunshme ose licenca e tyre nuk i nënshtrohet pezullimit;
- Letrat me vlerë të emetuara nga ndonjë shtet anëtar i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZHE);
- Letrat me vlerë të emetuara nga qeveritë në shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZHE) në masën që e garanton shteti përkatës;
- Letrat me vlerë të regjistruara në rregullatorin e tregjeve të kapitalit të cilitdo shtet anëtar i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZHE) me qëllim të përfshirjes së tyre në një ofertë publike, me kusht që këto letra me vlerë të figurojnë në bursën që i nënshtrohet mbikëqyrjes së rregullatorit të tregjeve të kapitalit;
- Fondet e përbashkëta dhe fondet e investimeve, që janë subjekt i miratimit në shtetin e themelimit, shtet ky që është anëtar i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik;
- Fondet monetare, duke përfshirë llogaritë bankare dhe depozitat e bankave të licencuara nga BQK-ja, por që nuk janë nën masa të dhunshme dhe që nuk i nënshtrohen pezullimit të licencës së tyre;
- Letrat me Vlerë të Qeverisë së Kosovës;
- Letrat me vlerë të ndërmarrjeve (duke përfshirë veçmas stoqet dhe obligacionet) të regjistruara në ligjet e kapitalit të tregjeve në Kosovës dhe të plasuara përmes ofertës publike, me kusht që letrat e tilla me vlerë të jenë kuotuar në bursën e bursën e licencuar të letrave me vlerë në Kosovë ose në ndonjë juridiksion tjetër të shtetit anëtar të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZHE), varësisht nga mbikëqyrja e regullatorit në fuqi të tregjeve të kapitalit dhe
- Fondet e përbashkëta dhe të investimeve varësisht nga miratimi i rregullatorit në Kosovë;
- Kur i siguruari arrin moshën 65 vjeçare
- Me sukses e fiton të drejtën për pension bazuar në rregullat për pension themelor, siç ceket në Ligjin për Fondet Pensionale
- I siguruari nuk ka mbushur 65 vjet dhe me sukses fiton të drejtën për pension bazuar në rregullat për pension invalidor siç definohet në ligjet e Kosovës.
- Dokumenti valid i lëshuar nga Ministria përkatëse si dëshmi për paaftësi në punë
- Dokument valid identifikimi
- Ekstrakti i lindjes
- Vërtetimi i xhirollogarisë bankare të lëshuar nga banka përkatëse
- Nëse vlera në llogarinë individuale të pjesëmarrësit është 3,000 euro ose më pak, Fondi paguan shumën totale si një pagesë e vetme.
- Nëse vlera e kontributeve pensionale në llogarit individuale të pjesëmarrësve është më e lartë se 3,000 euro deri në 20,000 euro pjesëmarrësi gëzon të drejtën e tërheqjes përnjëherë 20% të shumës së mjeteve pensionale nga llogaria individuale, ndërsa pjesa e mbetur e mjeteve duhet të paguhet përmes programit të tërheqjes në faza të propozuar nga Fondi. Minimumi i pensionit mujor nuk duhet të jetë nën vlerën prej 150 euro dhe programimi tërheqjes së mjeteve duhet të bëhet prej 3 – 10 vite.
- Nëse vlera në llogarinë e pjesëmarrësit është mbi 20,000 euro, pjesëmarrësi gëzon të drejtën e tërheqjes përnjëherë 20% të shumës së mjeteve pensionale nga llogaria individuale ndërsa pjesa e mbetur e mjeteve duhet të paguhet përmes programit të tërheqjes në faza prej 5 – 10 vite.