fbpx
Skip to content Skip to footer

DHJETOR 2020 – NJOFTIM LIDHUR ME MUNDËSINË E TËRHEQJES SË 10% NGA FSKP

Kontribuues të nderuar

Ligji për rimëkëmbje ekonomike COVID-19 që mundëson tërheqjen prej 10% nga Fondet Pensionale, ka kaluar sot më 04.12.2020 në Parlament.

Ne jemi të obliguar që të presim që ky projektligj të nënshkruhet nga Presidenti i vendit e të publikohet në Fletoren Zyrtare e që më pas të lejojmë aplikimin.
Pasi ligji të hyjë në fuqi, FSKP do ti bëjë të ditura procedurat e aplikimit i cili do të bëhet vetëm online dhe nuk do të pranohet asnjë aplikim që të bëhet fizikisht në zyret e FSKP-se.